Sovrani i dha besimin Albin Kurtit dhe Vetvëndosjes
Autori: Gazeta inFokus
07:21 | 07 October 2019
Albin Kurtit i është shpaguar mundi. Opozitarizimi i fortë që ka bërë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe komprometimi i madh i partive në pushtet ndër vite e ka nxjerr subjektin e tij si forcën e parë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai mposhti Vjosa Osmanin dhe LDK’në që përsërisnin se janë partia e parë, në një garë dramatike dhe plotë rivalitet, sikurse edhe Kadri Veselin që tentoi t’i ndezë motorët e partisë që për një dekadë e dominoi skenën politike. Ndërkohë që të dielën ish –bashkëpartiakëve të tij Shpend Ahmetit, Visar Ymerit e Dardan Molliqajt që ia këputën një krah, Kurti ua bëri me dije se ai ka qenë baba i Vetëvendosje dhe magneti i votave. Por, edhe pse fitues, Kurti s’do ta ketë të lehtë ta bëjë qeverinë e re dhe të bëhet Kryeministër.
Albin Kurti ia ka dalë të ngjitet në fron të skenës politike në vend pas shumë vitesh opozite të fortë fillimisht si një OJQ që sfidonte pushtetin nga jashtë e më vonë edhe si parti parlamentare që përdorte edhe metoda që konsideroheshin jo korrekte nga shumë vëzhgues të skenës politike. Këtë të diel ai ia dha fund dominimit 10 vjeçar të PDK’së e cila nisi teposhtëzën pasi nga aty u largua Hashim Thaçi e sidomos edhe nga futja në koalicion me AAK’në dhe NISMIN në vitin 2017 që mori fund në korrik të këtij viti kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit.
Ish-lideri i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka shënuar fitoren e parë prej se hyri në politikë më 2009.
Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale të organizuara pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt edhe pse numërimi ende nuk ka përfunduar.
E Ramush Haradinajt s’i kanë dalë parashikimet. Ka marrë vetëm 12 për qind.
Më së keqi në këto zgjedhje ka dalë Kadri Veseli. Ka dështuar të dalë i pari. S’ka dalë as i dyti. Ka mbetur pas LDK’së.
E, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta.
Vjosa Osmani dështoi të shënoi fitoren e parë në garën direkte me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
E nominuar në momentet e fundit, Vjosa Osmani s’arriti t’i dalë përpara Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po ashtu ishte ndarë para disa kohësh me grupin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt.
Në fakt, dështim historik ka shënuar edhe Partia e Kaqusha Jasharit e transformuar nga 12 deputetët e Vetëvendosjes.
Shpend Ahmeti s’arriti t’i ndihmojë Ramush Haradinajt të shënojë rezultate të pritshme.
Haradinaj ka pritur të dalë mbi 20 për qind të votuesve të Kosovës.
Fatmir Limaj po lufton për mbijetesë në skenën politike të Kosovës. S’e ka të sigurt se ka shënuar fitore.
Tash, mbetet të shihet se kush do ta themelojë Qeverinë.
Kadri Veseli dha shenjat e para se do të dalë në opozitë. S’dihet nëse bashkë me Veselin pa pushteti a do të mbetet edhe Haradinaj e Limaj, shkruan Express.
Krejt çka dihet është se puna e parë e Qeverisë së re do të jetë përballja me presionin ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe heqjen e taksës ndaj shtetit serb. Po ashtu mbtetet të shihet nëse kjo sfidë do t’i takojë Kurtit si Kryeministër apo dikujt tjetër.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































