Sport

Southgate vlerëson Shqipërinë: Është skuadër konkurruese, ende në lojë për kualifikimin

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 12 November 2021

Gareth Southgate pret reagimin e skuadrës së tij ndaj Shqipërisë, pas asaj performancë poshtë pritshmërive në Hungari, para një muaji. “Tre Luanët” duan ta sigurojnë me fitoren e mundshme ndaj kuqezinjve.

“Nuk është e lehtë të kalosh një fushatë të tërë kualifikuese pa lënë pikë. Na ka mbetur edhe pak për të bërë. Do të luajmë me një kundërshtar shumë konkurrues, i cili është ende në garë, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur edhe mendërisht,” – deklaroi Southgate, duke iu referuar Shqipërisë. – “Ajo është një skuadër shumë e organizuar, trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer. Kanë familjarizim në mënyrën e lojës. Ka pasur disa ndryshime në ekip, por ne nuk ndalemi kurrë tek individët, por tel loja kolektive, kështu jemi përgatitur ndaj kujtdo.”

Anglia do të ketë disa mungesa të rëndësishme, por Southgate do të ketë kapitenin Harry Kane, për ta udhëhequr ekipin drejt fitores. Sulmuesi i Tottenhamit shënoi në tri nga katër paraqitjet ndërkombëtare këtë vjeshtë, por efikasiteti i tij te “Spurs”-at ka qenë nën nivelin që pritej.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera