Sport

Southamptoni ndal me barazim Manchester Cityn

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 22 January 2022

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Manchester Cityt, ku në stadiumin “St. James Park” nuk ka fitues.

Southamptoni ka arritur ta ndalë hovin e Manchester Cityt, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluara të dy skuadrat kanë barazuar me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i krahut të djathtë Walker-Peters, i cili shënon golin e epërsisë për Southamptonin në minutën e 7’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për Manchester Cityn e shënoi mbrojtësi Aymeric Laporte në minutën e 65’ të ndeshjes.

Me këtë barazim, Manchester City vazhdon kryesimin e tabelës me gjithsej 57 pikë, krahas Southamptonit që tani zë vendin e 12 në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera