Lajme

Sot zbulohet shtatorja e heroit Hysen Zogjani

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 25 November 2022

Sot në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e heroit kombëtar, Hysen Zogjani.

Shtatorja do të vendoset afër stacionit të Trenit, në Fushë Kosovë.

Hyseni u zhduk në qershor të vitit 1998. Gjashtë muaj më vonë, u arrestua edhe vëllai i tij i vogël Arsimi, i cili kishte ndjekur rrugën e të vëllait. Arrestimi i tij ndodhi në një autobus lokal derisa ishte në një detyrë shumë të rëndësishme, ngarkuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Pas katër muajve burg të rëndë plot maltretime fizike e psikike, Arsimi u vra në burgun e Dubravës.

-Advertisement-

Me 12 prill të vitit 1999, nga paramilitarët serb u vra edhe babai i tyre Ahmeti. Ai u gjet i varrosur në varrezat e fshatit Vragoli, ndërsa Arsimi u gjet i varrosur në fshatin Rakosh të Istogut. Tre muaj pas çlirimit, në një ceremoni të përbashkët, u rivarrosën të dy në fshatin e lindjes. Arsimi u shpall dëshmor i kombit. Bashkëfshatarët dhe shokët e luftës i ngritëm lapidar në mes te fshatit ku u lind e rrit.

Për Hysenin akoma nuk dihet gjë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi Hysenin me urdhrin “Luftëtar i lirisë” ndërkohë që iu dha edhe statusi i dëshmorit të kombit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera