Lajme

Sot vendoset për masa të reja në Kosovë, nuk përjashtohet mbyllja totale

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 30 November 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfimuar se sot do të mbaj takim me IKSHPK dhe pjesën tjetër të Bordit, ku do të vendosin nëse pritet ose jo të ketë masa të reja kundër koronavirusit, teksa nuk përjashtoi një mbyllje totale.

Zemaj nga qyteti i Podujevës, ku u mbajtën zgjedhjet lokale, tha se do të diskutohet ndërmarrja e masave të reja.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Zemaj nuk ka përjashtuar se mund të ketë edhe mbyllje totale, por tha se kjo mbetet opsioni i fundit, shkruan Gazeta Metro.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1,005.

Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera