Lajme

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 21 September 2021

Nga ora 09:30 sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në seancën e djeshme ai ka lëshuar sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë, njofton Klan Kosova.

Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera