Sot vazhdimi i seancës, pritet votimi i rezolutës për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 07 November 2018
Sot vazhdon seance plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës janë 33 pika.
Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Rendi i ditës:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
4. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
5. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
11. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
17. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
22. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
23. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
24. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
25. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
26. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
27. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
29. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
30. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
32. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
33. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Të tjera
-
Debat në Kuvend për edukatën sẹksualẹ, Eman Rrahmani akuzon ministren Nagavci për keqpërdorim të kurrikulës
Edukata seksuale ka shkaktuar debat në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet p...
-
Nga fundi i nëntorit nisin reshjet e borës, Aliu i IHMK-së jep detaje
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga...
-
Kurti: Jemi të interesuar ta zgjerojmë bashkëpunimin me ShBA-në, punojmë me çdo administratë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunimi me Shtetet e Bas...
-
Murati – opozitës: Ne krijuam 78 mijë vende pune, tregoni sa i krijuat ju gjatë kohës në pushtet?
Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit...
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë
Tre persona janë lënduar në një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në r...
-
31 ushtarë nga Shqipëria përfundojnë misionin gjashtëmujor në Kosovë
Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbëso...
-
Kurti u takua me delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një delegacion të Asamblesë Raj...
-
Kajtazi për pajisjen që iu fut në veturë: S’mund të hapet në Kosovë, forenzika ka sugjeruar të dërgohet jashtë vendit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë më të rejat e fundit rreth rastit ku është ve...
-
Fitore kundër Rumanisë, Foda beson te vendi i parë në grup
Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka kërkuar fitore kundër Rumanisë. Foda u ...
-
Fjala e kryeministrit Kurti në Kuvend për buxhetin e Republikës së Kosovës
Kryeministri Albin Kurit ka bërë prezantimin e Projektligjit për ndarjet buxh...
-
Osmani i jep mbështetje rektorit të UP-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit t...
-
Kurti viziton Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Institutin e Krimeve të K...