Lajme

Sot varrosen kosovarët nga Livoçi që humbën jetën pas tërmetit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 28 November 2019

Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, Isa dhe Shemsi Abazi, që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërisë do t’ju jepet lamtumira e fundit sot.

Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.

Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.

Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.

Deri më tani janë të konfirmuar 28 persona të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe mijëra të pastrehë

Të tjera