Lajme

“Sot unë, Polic i Kosovës”, disa fëmijë njihen me përgjegjësitë e profesionit të policit

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 August 2024

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ndanë çaste me disa fëmijë nga Prishtina.

Teksa ka shpërndarë disa fotografi të fëmijëve me uniforma policore, Sveçla ka shkruar se ky është një aktivitet që po zhvillohet në kuadër të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në të gjitha rajonet, përfshirë të gjitha komunitetet dhe se ka për qëllim vetëdisimin e qytetarëve në komunikacion mbi sigurinë rrugore.

“Sot, këta fëmijë me uniforma policore, shërbyen si policë patrullues me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve mbi rregullat e komunikacionit. Me uniforma policore fëmijët tanë sot shërbyen si polic patrullues me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve mbi rregullat e komunikacionit, veçanërisht kur jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi dhe Drejtorin Rajonal të Prishtinës Nënkolonel Basri Shabani patëm kënaqësinë të ndajmë çaste të këndshme me këta fëmijë të cilët janë e ardhmja e ndritur e vendit tonë. Ky aktivitet që po zhvillohet në kuadër të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në të gjitha rajonet, përfshinë fëmijë të të gjitha komuniteteve dhe ka për qëllim të vetëdijësojë ata dhe pjesëmarrësit në komunikacion mbi sigurinë rrugore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

-Advertisement-

Teksa në përfundim, ministri ka theksuar se rendi dhe siguria publike mbeten prioritet teksa garantohen me angazhimin e përbashkët të të gjithëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera