Sport

Sot u largua nga Arsenali, Lazio shfaq interesim për Sokratin

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 20 January 2021

Futbollisti grek, Sokratis Papastathopulos, gjatë ditës së sotme ka njoftuar largimin nga Arsenali, shkruan Gazeta inFokus.

32 vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘Topçinjtë’ për të prishur kontratën dhe tashmë ka rënë në radarin e disa klubeve evropiane.

Ndër skuadrat që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin grek është edhe Lazio i Vedat Muriqit.

-Advertisement-

Sipas raportimit të Sky Sports, ‘bardhekaltrit’ po e shohin Sokratis si zëvendësuesin e Luiz Felipes, i cili ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungoj një kohë të gjatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera