Lajme

Sot temperature bie deri në minus 4 gradë Celsius, priten reshje të dendura bore në zonat malore

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 09 December 2021

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku gjatë mëngjesit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu rreth zonës perëndimore, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të intensifikohen, duke marrë shtrirje drejt lindjes së vendit deri në orët e mbrëmjes.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve. Në zonat malore priten reshje të dendura bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 12 gradë Celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera