Lajme

Sot temperaturat në Kosovë prekin minusin

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 01 December 2019

Tani ka hyrë edhe muaji i fundit i vitit.

E i pari i dhjetorit si duket do të jetë edhe më i ftohti i këtij viti, të paktën deri tash, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Insititutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale në Kosovë, këtë ditë, do të shënojnë -2 gradë celsius.

-Advertisement-

“Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do ti mbaj vlerat e larta, mbi normalen. Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHMK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera