Sport

Sot starton Premierliga, Liverpool luan ndeshjen hapëse ndaj Norwich

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 09 August 2019

Një nga kampionatet më të forta të futbollit evropian, Premierliga, starton sot edicionin e ri 2019/20.

Manchester City janë kampionët në fuqi, të cilët do të synojnë të ruajnë këtë epitet edhe për një edicion, duke qenë favoritët për të bërë kështu.
Liverpool në anën tjetër, pas një suksesi të jashtëzakonshëm, por që mbeti i mangët si pasojë e superioritetit të ‘Citizens’, do të synojnë që këtë edicion të konkretizojnë gjithçka rreth titullit.

Do të jetë pikërisht skuadra e Liverpool ajo që do të startojë këtë edicion, me përballjen kundër Norwich City.

-Advertisement-

‘The Reds’ shihen si favoritët e këtij takimi, dhe pritet që ata ta nisin edicionin me tri pikë, shkruan lajmi.net.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 21:00, në stadiumin ‘Anfield Road’, me Michael Oliver si njeriu që do të ndajë drejtësinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera