Lajme

​Sot shënohet Dita ndërkombëtare e lumturisë

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 20 March 2023

Sot data shënon 20 mars, që është po ashtu edhe dita e parë e pranverës por edhe Dita ndërkombëtare e Lumturisë.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve.

-Advertisement-

OKB thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.

Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut, dhe u bëhet thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera