Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 11 February 2019
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Epilepsisë sot në Kosovë do të mbahen një sërë aktivitete me qëllim të senzibilizimit të popullatës, se edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses.
Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të gjashtë në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete duke filluar nga mbajtja e një tryeze të rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV .
Mbajtja e tryezës së rrumbullakët do të mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore bëhet pranë obeliskut “NEWBORN-it.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë.
Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.
Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.
Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bën këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.
Të tjera
-
Të shtunën në Kosovë, acar dhe reshje bore
Fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po depërton nga verilindja e kontine...
-
Ramiz Lladrovci, Bekim Jashari e Ramush Haradinaj darkojnë së bashku: Tatari i raftë në fije
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po darkon sonte me zyrtarë të lartë të A...
-
Federata Aeronautike e Kosovës mohon të jetë paguar nga shteti për 11 vjetorin e Pavarësisë
Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) ka sqaruar se për performancën e tyre në...
-
Rusja Zakharova: Si guxon Edi Rama të flas për bashkim me Kosovën, NATO e BE të reagojnë menjëherë
Implikimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në çështjen e zgjidhjes pë...
-
Isa Mustafa tregon se kush duhet ta udhëheqë Qeverinë gjithëpërfshirëse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth asaj se...
-
Shpend Ahmeti: Unë fle dhe çohem me problemet e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas shumë deklarimeve se ai n...
-
Akademik Qosja e quan komedi delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë
Akademik Rexhep Qosja, përmes një shkrimi të gjatë, ka folur për bisedimet me...
-
Haradinaj godet ashpër Austrinë që po mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se i di arsyet pse Austria po m...
-
Isa Mustafa flet për gjendjen e tij shëndetësore dhe tregon se nga çka vuante
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur për gjend...
-
Beqiri: Largimi i logos me flamurin dardan nga dekoratat, veprim i ulët i Thaçit
Ismet Beqiri nga radhët e LDK’së, ka thënë se largimi i logos me flamurin Dar...
-
Malisheva harxhon 10 mijë euro për t’i dërguar veteranët e Arsimit në Shqipëri
Komuna e Malishevës ka bërë gati 10 mijë euro, të cilat do t’i shpenzojë në t...
-
Haradinaj: Taksa nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet q...