Lajme

Sot shënohet Dita Botërore pa duhan

Autori: Gazeta inFokus 06:33 | 31 May 2022

31 maji shënon Ditë Botërore pa duhan, ditë kjo që i kushtohet luftës kundër duhanit.

Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumimi i duhanit. Kjo festë vjetore informon publikun mbi rreziqet e përdorimit të duhanit, çfarë po bën Organizata Botërore e Shëndetësisë për të luftuar epideminë e duhanit dhe çfarë mund të bëjnë njerëzit në mbarë botën për të kërkuar të drejtën e tyre për shëndet dhe jetë të shëndetshme dhe për të mbrojtur brezat e ardhshëm.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore pa Duhan është: “Duhani, kërcënim për mjedisin tonë”.

-Advertisement-

Shtetet Anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijuan Ditën Botërore Pa Duhan në vitin 1987 për të tërhequr vëmendjen globale ndaj epidemisë së duhanit dhe vdekjeve dhe sëmundjeve të parandalueshme që ajo shkakton.

Në vitin 1987, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi Rezolutën ËHA40.38, duke bërë thirrje që 7 Prilli 1988 të jetë një “ditë botërore kundër pirjes së duhanit”. Në vitin 1988, u miratua Rezoluta ËHA42.19, duke bërë thirrje për festimin e Ditës Botërore kundër Duhanit, çdo vit më 31 maj.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.

Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit, sipas OBSh-së.

Duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar nga goditja në tru dhe katërfish nga sëmundjet e zemrës sesa jo- duhanpirësit.

Ata kanë deri në 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit.

Përdorimi i duhanit ndikon në ndotjen e ambientit dhe ka pasoja negative në shoqëri. Përdorimi i duhanit rrit shpenzimet familjare dhe ndikon në varfëri.

Sipas IKShPK-së, përfitimet e lënies së duhanit të mund të jenë të menjëhershme si:

Pas vetëm 20 minutash të lënies së duhanit, rrahjet e zemrës suaj normalizohen

Brenda 12 orësh, niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj bie në normale

Brenda 2-12 javësh, qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni i mushkërive rritet

Brenda 1-9 muajve, kollitja dhe gulçimi zvogëlohen

Brenda 15 viteve, rreziku i paraqitjes së sëmundjes së zemrës është sa i një jo-duhanpirësi.

Brenda 5-15 viteve, rreziku i sulmit të zemrës zvogëlohet në atë të një jo-duhanpirësi.

Shanset që duhanpirësit ta lënë duhanin me sukses janë 84% më të mëdha kur marrin këshillim intensiv nga mjeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera