Lajme

Sot seanca për vrasjen e Aulon Zekës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 16 January 2018

Edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të zhvillohet seanca kundër tre të miturve në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmin për zhvillimin e kësaj seance e konfirmoi për KALLXO.com Skender Musa, avokati i familjes së dëmtuar.

Musa tha se sot në seancë është paraparë leximi i provave.

-Advertisement-

Pas seancës së kaluar të këtij gjykimi, avokati Musa kishte kërkuar që gjykata të mos ndikohet nga jashtë në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar të miturit.

Shpeshherë kur ka pasur seancë të këtij gjykimi është protestuar para Pallatit të Drejtësisë.

Në protesta është kërkuar drejtësi për Aullon Zekën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera