Sot seanca kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 01 December 2017
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut .
Pasi nuk e arsyetuan mungesën e tyre, gjyqtari Kalludra lëshoi urdhër arrest ndaj tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët u liruan vetëm 48 orë pasi ju caktua paraburgimi ndërsa më 27 nëntor u arrestuan përsëri pasi morën pjesë në festimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post që i dhanë fitoren kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Kallxo.com.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve të përgjithshme për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër të Vetëvendosjes.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...