Lajme

Sot seanca gjyqësore për vra sjen e Lulzim Fejzullahut

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 11 April 2024

Sot do të mbahet senaca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, e cila sipas njoftimit për media pritet të nisë nga ora 9:00.

I riu nga Podujeva kishte vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që ia shkaktuan dy të mitur më 14 janar, të cilët e rrahën brutalisht.

Avokati përfaqësues i familjes së viktimës, Tomë Gashi për RTK-në kishte konfirmuar se familja dyshojnë për keqpërdorim që ka mundur të ndodhin gjatë kësaj procedure.

-Advertisement-

“Për shkak se situata është tepër e rëndë dhe ata (Familja) mendojnë se mos ka manipulim me prova apo tentativë për zbutjen e rastit…”, kishte thënë Gashi duke shtuar se me të marr autorizimin nga familja menjëherë ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykate dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës.

“Dorëzimi në IPK është bërë për faktin se është e nevojshme të shihet se oficerët e policisë sonë a e kanë kryer punën si duhet në bazë të rregullave dhe ligjit dhe nëse kanë bërë keqpërdorime të mundshme gjatë kësaj procedure, sepse situata siç e përshkruajnë familjarët ishte tepër e rëndë”, kishte shtuar Gashi.

Ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës pas shqetësimeve në opinionin publik rreth raportimeve fillestare të Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh për këtë incident, kishte inicuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera