Lajme

Sot seanca e Kuvendit, Haradinaj në tri interpelanca

Autori: Gazeta inFokus 06:31 | 08 June 2018

Kuvendi i Kosovës pritet që sot t’i vazhdojë punimet e seancës së kaluar, ku në rend dite do të jenë tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj të ftuara nga spektri politik opozitar.

Kuvendi pritet që sot t’i vazhdojë punimet e mbetura nga seanca e kaluar me gjashtë pika të rendit të ditës.

1.Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

-Advertisement-

2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera