Lajme

Sot rivarrosen në Rezallë eshtrat e martirëve të gjetura në Kizhevak të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 09 Tetor 2021

Sot do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës, të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.

-Advertisement-

“Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, ka shkruar Jashari./Express

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,

Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy