Lajme

Sot publikohet raporti i auditimit të institucioneve arsimore

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 04 December 2019

Sot mbahet tryeza e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i Mirëmbajtjes së Institucioneve Publiko Arsimore”.

Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Komuna e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Ferizaj-it, si dhe përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.

Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera