Lajme

Sot protestojnë punëtorët shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 08 November 2021

ederata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punëtorët shëndetësorë që të bashkohen kësaj proteste.

Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra ligji i pagave të cilën kjo qeveri është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet.

-Advertisement-

Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë.

Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera