Lajme

Sot protestohet para rektoratit

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 05 April 2021

Në oborrin e rektoratit të UP’së sot pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit i cili në këtë universitet është profesor.

Një status në Facebook rreth një gruaje mbipeshë nga ana e deputetit dhe profesorit universitar Ardian Kastrati ka ngjallur reagime të shumta.Për këtë arsye është paralajmëruar edhe protestë sot për në ora 11:00.

“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor.

-Advertisement-

Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, shkroi Rron Gjinovci në Facebook, i cili udhëheq me ORCA, organizatë për rritjen e cilësisë në arsim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera