Lajme

Sot protestohet kundër logos së FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 19 June 2018

Të pakënaqur me llogon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozë kosovarë do të organizojnë protestë.

Protesta do të filloj në orën 12:00 para Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan GazetaFokus.

Logo e re e FFK-së është quajtur jo estetike dhe të padenjë për ta përfaqësuar futbollin kosovar.

-Advertisement-

Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë publike këtë logo të shtunën ndërsa ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të saj pavarësisht pakënaqësive të disa tifozëve.

Sipas FFK-së logo është dërguare dhe në zyret e UEFA-së./GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera