Sot pritet të vazhdojë rigjykimi ndaj Enver Sekiraqës për shtytje të vrasjes së Triumf Rizës
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 10 March 2022
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës.
Seanca e fundit për këtë rast, ajo e 25 janarit, ishte shtyrë në mungesë të prokurorit special Haki Gecaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, në seancën e mbajtur më 19 janar 2022, kishin munguar dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, për të cilat gjykatësi Agim Kuçi ka lëshuar urdhëresë për sjellje me anë të policisë.
Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.
Mirëpo, Gjykata e Apelit me 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.
Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.
Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.
Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.
Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.
Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.
Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur më 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.
E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat kishte thënë se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.
Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.
Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.
Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.
Të tjera
-
E rëndë: Para QKUK-së, kafshọhet një vajzë nga qentë endacakë, pamjet janë të trishtueshme
Qytetarët kosovar të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës...
-
Simiq flet për audioinçizimin me Kusari-Lilën: Kemi komunikuar edhe pas qershorit 2022
Slavko Simiq e ka demantuar shefen e GP të VV’së, Mimoza Kusari-Lila lidhur m...
-
Dështon sërish Komisioni Hetimor për subvencionimin e teksteve, s’ka kuorum
Në mungesë të pozitës, ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin...
-
Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova larg
Bashkimi Evropian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e D...
-
Bedri Hamza: Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej ...
-
Gërvalla: Më në fund dhe me të drejtë, Kosova po flet vetë në CEFTA
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar...
-
Vdes këmbësori në Klinë, u godit nga një veturë
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të ...
-
Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Europës po e thërrasin gjithkund
Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e...
-
“Jeni bo krejt si motra”- Befason doktoresha teksa tregon për paragjykimet që u bëhen vajzave, të cilat kanë ndërhyrje plastike
Është rikthyer sezona e tretë e emisionit Doktor Plus, e këtë javë e ftuar is...
-
Bajqinovci: Krerët e LDK-së dhe PDK-së po më rivalizojnë me tubime, por s’kanë të pranishëm më shumë se unë
Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë se krerët e LDK-së dhe PDK-së...
-
Kurti shkruan për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të mbledhjes së ...
-
Përsëri arrestohet Arsenijevic pasi e ndjeku kryetarin e Mitrovicës së Veriut me filikaq
Aktivisti serb në Veri, Aleksander Arsenijevic, është ndaluar për 48 orë nga ...