Lajme

Sot pritet të përmbyllen takimet maratonike LVV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 29 November 2019

Për të disatën herë këtë të premte,  grupet punese  të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ulen për të përmbyllur maratonën e takimeve të tyre.

Me këtë pritet të finalizojnë marrëveshjen e koalicionit, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim që pritet të mbahet  do të përmbyllen çështjet  për të cilat nuk kanë arritur të kenë mendim të përbashkët.

-Advertisement-

 

Të enjten kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka deklaruar së në ditët në vijim do të lidhin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

“Takimi ishte shumë konstruktiv, i konfirmuam të gjitha dakordimet që i kemi bërë deri më tani sa i përket harmonizimit programor”, ka theksuar Kurti.

Kujtojmë që ditë më parë KQZ ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, ku LVV ka dalë partia e parë fituese ndërsa LDK e dyta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera