Sot pritet të jepet fjala përfundimtare në gjykimin për korrupsion ndaj Ilir Tolajt
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 22 December 2021
Prishtinë- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet të jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Ilir Tolaj, i cili po akuzohet për korrupsion.
Seanca e fundit në këtë rast u mbajt më 21 dhjetor, ku dha mbrojtjen i akuzuari Tolaj, i cili ka mohuar që të ketë bërë fushatë kundër “Jona Med” e cila kishte konsistuar në sigurimin që e njëjta të mos fitonte asnjë kontratë me MSH, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në seancën e datës 23 nëntor, prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, ka precizuar pikën e vetme të aktakuzës, të mbetur në këtë rast, duke hequr nga dispozitivi zyrtaren e MSH-së, Arbenita Pajaziti, e cila përmendej në këtë pikë.
Ndryshe, edhe pika e vetme e mbetur në këtë rast është afër parashkrimit, ashtu që për të njëjtën parashkrimi absolut i ndjekjes penale arrihet në fillim të janarit të vitit 2022.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422, par.1 është e dënueshme me burgim nga 6 muaj deri në pesë vjet.
KPRK në nenin 106, par.1 pika 1.4 përcakton se “përveç nëse shprehimisht parashihet ndryshe me këtë Kod, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar pesë vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se tre vjet”.
Kurse, në nenin 107, par.8 përcakton se “Ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit”. E që në rastin konkret konform dispozitave të lartcekura, parashkrimi absolut i ndjekjes penale për këtë vepër do të arrijë në fillim të janarit të vitit 2022.
Paraprakisht, në seancën e së martës, prokuroria bëri precizimin e pikës së vetme të aktakuzës, të mbetur në këtë rast, duke hequr nga dispozitivi zyrtaren e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), Arbenita Pajaziti, e cila përmendej në këtë pikë.
I akuzuar në këtë rast është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, mirëpo në seancën e mbajtur më 11 qershor 2019 ishte veçuar procedura ndaj tij.
Ndryshe, me aktgjykimin e 25 nëntorit 2019, për akuzën 1, pikën e parë, të dytë, të tretë, gjashtë e dhjetë dhe akuzën 2 në të cilat akuza Tolaj, Pajaziti, Kuqi, Fejza dhe Fusha, me ndryshim të akuzës, ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim refuzues.
Kjo gjykatë kishte shpallur aktgjykim refuzues edhe për akuzën 8, ku Fejza akuzohej për marrje ryshfeti.
Ndërkaq, ata ishin liruar për akuzën 1, pikën e shtatë, tetë, nëntë dhe akuzën 12 ku akuzoheshin se kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare.
Gjykatësja Naime Krasniqi–Jashanica kishte deklaruar se kjo lëndë është bartur nga gjyqtarët e EULEX-it dhe se prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu ka bërë ndryshimin e aktakuzës.
Mirëpo, Gjykata e Apelit, pas ankesës së PSRK-së, e ka anuluar aktgjykimin e Themelores sa i përket pikave 1.7 dhe 1.9 dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.
Kurse, për pikën II të aktgjykimit lirues dhe atë veprën penale nga akuza 1, pika 1.8 dhe akuza 12 Apeli e ka ndryshuar duke ardhur në përfundim se për këto vepra penale ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Po ashtu, shkalla e dytë e ka ndryshuar edhe pikën I e pjesës refuzuese të aktgjykimit të Themelores, dhe atë për pikën 1.10 të akuzës 1 dhe akuzën 8, me ç’rast, aktakuza e prokurorisë është refuzuar për shkak se sipas Apelit, këto vepra penale janë gjykuar me aktgjykim të formës së prerë.
“Pjesa tjetër e aktgjykimit, konkretisht në pikën 1 të pjesës refuzuese, për veprat penale nga akuza 1 pika 1.1, 1.2, 1.3, 1.6, dhe akuza 2 për të akuzuarit I.T. dhe A.P, është vërtetuar”, përfundon njoftimi i Gjykatës së Apelit./ Betimi për Drejtësi/
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...