Lajme

Sot pritet që Ministria e Shëndetësisë të shfuqizojë disa kufizime

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 31 May 2020

Ministria e Shëndetësisë pritet që sot të procedojë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve.Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.

“Sot pritet të procedohet nga Ministria e Shëndetësisë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve, midis tyre dhe ajo për udhëtimet në Shqipëri”, deklaroi Zaimi.

Klan Kosova për këtë çështje ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se sot do të publikohen vendimet e reja.“Gjatë ditës publikohen të gjitha vendimet e reja ose nga ne ose nga Qeveria”, deklaroi Hoti.Kujtojmë se nga nesër (1 qershor) Kosova do të fillojë fazën e tretë të lehtësimit të masave anti-covid.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera