Sot përvjetori i masakrës së Reçakut, nga Edi Rama dhe Lulzim Basha as edhe një fjalë
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 15 January 2020
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë.
Postimet e fundit në Facebook të Ramës kanë të bëjnë me disa realizime të projekteve në Shqipëri, kurse në llogarinë zyrtare në Tëitter, Rama sot nuk ka qenë fare aktiv.
Njëjtë sikur Rama ka vepruar edhe rivali i tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. As ky nuk e ka thënë asnjë fjalë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.
Për masakrën e Reçakut, Edi Rama ishte përplasur me një gazetare në Tiranë në ditën kur po mbahej samiti i ‘Mini-Schengenit Ballkanik”, ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pak ditë më përpara kishte thënë se masakra e Reçakut ishte trillim.
Gazetarja ia kishte përmendur Ramës gjenocidin dhe krimet e Serbisë, derisa Rama i kishte thënë asaj se po bënte pyetje patetike. Ndryshe nga Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ishte për homazhe në Reçak së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Kurse, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ka thënë se “njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë“.
Po ashtu, Rama gjeti ditën e sotme që të dërgoj padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, për një deklaratë të tij që e kishte thënë në një emision televiziv.
Të tjera
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...