Lajme

Sot përmbyllet rinumërimi i 280 kutive të votimit

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 23 June 2017

Rinumërimi i grupit të 280 kutive të votimit është drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 158 prej tyre. Kështu thotë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ku sipas tij aktualisht 8 kuti votimi janë në proces rinumërimi.

“Po presim që gjatë ditës ta përmbyllim komplet rinumërimin, pasi kanë mbetur edhe një numër jo i madh i vendvotimeve të cilat do të rinumërohen pjesërisht”, kanë thënë Elezi për Indeksonline.

Pas kësaj, KQZ do të fillojmë me numërimin e Votave me Postë që janë 5 mijë e 246 të tilla, dhe pastaj të votave me Kusht, që janë rreth 25 mijë e 400./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera