Lajme

Sot përfundon votimi nga diaspora për Komunën e Dragashit

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 13 December 2021

Sot përfundon afati i votimit nga diaspora për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Dragashit, shkruan Gazeta Infokus

Periudha e votimit me postë kishte filluar më 29 nëntor dhe pakon e supozuara me fletëvotime do të pranohen edhe sot.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

-Advertisement-

“Sot përfundon afati për votim nga diaspora për Komunën e Dragashit”, ka thënë Elezi.

Të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votues jashtë Kosovës, sipas KQZ-së.

Deri më 11 dhjetor, KQZ-ja kishte pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime.

Më 25 nëntor, Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të  përsërisë votimin nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.

Me votat nga jashtë Xheladini kishte përmbysur rezultatin në balotazh ku garon me Shaban Shabanin e PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera