Sot përfundon mandati i Lajçakut

Autori: Gazeta inFokus
08:25 | 31 January 2025
Sot i përfundon mandati emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.
Eurodeputetët i kanë thënë emisarit Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces.
Lexo Edhe:
Këto deklarata u zbuluan pas një takimi lamtumirës të tyre, për mandatin e tij si i dërguari i bllokut për dialogun.
Siç raportoi REL, ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura dhe shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog dhe në përgjithësi në raportet me shtetet.
Po ashtu mësohet se gjatë këtij debati, shumica e deputetëve të PE-së janë shprehur se masat ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, veçmas pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, kanë ndikuar negativisht në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Si rezultat, kanë kërkuar edhe një herë heqjen e masave – të vendosura ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – dhe një qasje të balancuar nga ana e BE-së.
Lajçakut i përfundon mandati sot dhe një ditë më pas nis mandati i emisarit të ri për dialogun, diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.
Ai në takim me eurodeputetët mësohet se është shprehur që BE-ja duhet të mbajë rol kryesor në lehtësimin e dialogut dhe në përgjithësi angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut si ndërmjetës në dialog, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të arritur më 2023.

Të tjera
-
Vatikani njofton për një “përmirësim të lehtë” të gjendjes së Papa Françeskut
Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po push...
-
Dardan Sejdiu dyshon se KEDS po “shlyen” investimet e paplotësuara përmes tarifave
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ke...
-
Iu refuzua dy herë kërkesa për vizitë tek babai i sëmurë, reagon familja e Hashim Thaçit
Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për t’u kthy...
-
Nis takimi, Trump: Anglia vend i veçantë, Starmer njeri i veçantë
Ka filluar takimi mes presidentit të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministrit...
-
Rasti i 53-milionëshit, Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim rastin ...
-
Kryeministri britanik Starmer mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Donald Trump
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 12 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
“SHBA dhe NATO po forcohen”, Rutte flet në telefon me Trumpin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Rasti ku publikisht u akuzuan shefat e ATK-së për ryshfet, kthen në punë inspektorët që iu mbyllën hetimet
Rasti “LakeSide”, që u nis nën dyshimin për shmangie tatimi, përfundoi me mby...
-
Dardan Sejdiu ngrit dyshime: KEDS po “shlyen” investimet e paplotësuara përmes tarifave
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ke...
-
Transportuesit e Podujevës ndërprejnë grevën/ Mustafa: Rama na premtoi se do të na realizojë kërkesat, si dhe largimin e taksive ilegale
Shoqata e Transportit të Podujevës ka ndërprerë grevën e mbajtur sot, kjo pas...
-
Ukraina dhe mbrojtja e çon në Shtëpi të Bardhë kryeministrin britanik
Pas një vonese të shkurtër, kryeministri britanik, Keir Starmer sapo ka arrit...