Lajme

Sot pastrohet Badovci

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 January 2020

Liqeni i Badovcit sot pritet që të pastrohet nga vullnetarët.

Kjo iniciativë është marrë nga pjesëtarët e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet një aktiviteti të postuar në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

“Në ora 10:00, me vendtakim tek kthesa e rrugës për tek Parku i Arinjve në liqen tek hapësira për parking (200m para parkut te arinjve) , aty do t’ju presin organizatorët e aksionit”, thuhet në këtë njoftimi.

Ky grup u krijua javë më parë për të kundërshtuar një projekt ndërtimi skaj Liqenit të Badovcit, ku paralajmërohet ndërtimi i një lagje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera