Lajme

Sot pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 06 July 2017

Disa pjesë të komunave Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov nesër në intervale të ndryshme kohore nuk do të kenë energji elektrike, kumtoi sot Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza.

Duke iu referuar njoftimit të EVN Maqedoni, QRMK informon se energji elektrike nuk do të ketë për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin e elektroshpërndarës.

Nga ora 10:30 e deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbetet bulevardi “Kliment Ohridski”, te Qeveria e RM-së, nga ora 08:30 e deri në orën 14:00 një pjesë e rrugëve “Debarca” dhe “Heronjtë e popullit”, ndërsa nga ora 08:30 deri në 09:30 rruga “Nikolla Trimpare” nr.8 dhe nr.9 të gjitha në komunën Qendër.

-Advertisement-

Nga ora 08:30 e deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të rrugëve “Kërsto Baik”, “Kukushka” dhe rrethina afër, si dhe disa pjesë të rrugëve “Jordan Haxhi-Konstantiv Xhinot”, “Risto Shishkov” dhe “Aminta Treti”, në afërsi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në komunën e Karposhit nga ora 08:30 e deri në 09:30 energji elektrike nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe një pjesë e rrugëve “Jurij Gagarin -6” dhe “Jurij Gagarin-4”, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 14:00 disa pjesë të rrugëve “Nereshka”, “Zhdanec”, “Teodosij Sinaitski”.
Nga ora 9:00 e deri në orën 11:00 energji elektrike nuk do të ketë në lagjen “Usje” mbi “Stakllara” në komunën e Kisela Vodës, ndërsa nga ora 10:00 e deri në orën 11:30 një pjesë e fshatit Nigishtan në komunën e Gjorçe Petrovit.

Nga ora 12:30 e deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë objektet në ish “Fabrika e lëkurave” dhe Hekurudhat e Maqedonisë – Stacioni në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 14.30 rruga “Bukuresht” nga nr.31 deri në nr.57 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera