Sot ose të hënën pritet të ekzekutohen pagat e minatorëve, nuk i kanë marrë gati qe 3 muaj
Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 16 August 2024
Menaxhmenti i Trepçës ka dhënë si afat ditën e sotme ose të nesërmen për ekzekutimin e pagave për minatorët. Ata janë pa paga thuajse tash e tre muaj, raporton Express.
Kjo vjen pas ndarjes së mbi 4 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës. Nga menaxhmenti thonë se këto mjete do ta ndihmojnë shumë ndërmarrjen për tejkalim të krizës dhe kthimin në normalitet.
“Pagat do të ekzekutohen me datë 16.8.24 ose 19.8.24 për arsye të vikendit, deri të bëhet transferi. Numri i të punësuarve në nivel ndërmarrje është 1135 (është i përafërt, kemi shumë në listë që do të dalin në pension, disa e lëshojnë vendin e punës për të shkuar jashtë vendi etj, që mund të ketë diferenca nga muaji në muaj). Në bazë të planit të biznesit në nivel të ndërmarrjes kemi 14 mijë ton xehe. Ndërsa, ndarja e 4 milion e 14 mijë eurove nga qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndihmojë shumë ndërmarrjen për tejkalim të krizës dhe kthimin në normalitet të ndërmarrjes”, kanë deklaruar nga ndërmarrja për RTV Dukagjinin.
Në ditën kur Qeveria mori vendim për ndarjen e mjeteve, kryeministri Albin Kurti, tha se ky vendim ka ardhur pasi Bordi i Trepçës nuk ka arritur t’i sigurojë pagat.
“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepcës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh Kurti.
Të tjera
-
Maqedonci: 246 raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha sot se raketat antitank “Javelin” d...
-
Aktakuza për rastin e Banjskës, kryeprokrurori i Speciales kërkon mirëkuptim: S’guxojmë të flasim më tepër
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj nuk ka pranuar pyetje nga...
-
’S’ka ardhë për me shkri kurrgjë”, Konjufca dhe Spiropali thonë se s’ka ngrirje raportesh mes dy vendeve
Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropal...
-
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Banjskën gati një vit pas sulmit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator...
-
LAJMI I FUNDIT: 45 të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë
45 persona janë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi në shtat...
-
Pushteti vazhdon ta mbrojë Martin Berishajn, Haxhiu thotë se s’ka keqpërdorur detyrën zyrtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim t...
-
Qeveria vendos që t’i ofrojë mbrojtje të përkohshme 85 shtetasve afganë, Sveçla: Do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 sht...
-
Glauk Konjufca takon homologen shqiptare, Elisa Spiropali
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e...
-
Kryeparlamentarja e Shqipërisë për vizitë në Kosovë, Bogujevci shkon dhe e pret në kufi
Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për ...
-
Dita që shokoi botën, fotografi të shkrepura që rrëqethën planetin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA/PAMJE
Imazhet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara mbeten të...
-
Zyrtari policor lirohet nga akuza për marrje ryshfeti
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Fidan Matit, i...
-
Qeveria emëron Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit d...