Lajme

Sot nuk do të ketë ujë për 8 orë në tri lagje të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 19 December 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot gjatë ditës do të realizohen punime teknike në gypin magjistral Badoc – Prishtinë.

Sipas KRU “Prishtina”, realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, ndërsa gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ujësjellësi rekomandon që në momentin që uji vjen në kroje, të lihet për të rrjedhur për pak minuta, për shkak që mund të jetë i turbullt, deri në shpëlarjen e linjës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera