Sport

Sot një muaj nga vdekja e Vokrrit, FFK bënë homazhe te varri i ish-presidentit

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 09 July 2018

Në njëmujorin e vdekjes së legjendës së futbollit dhe presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, sot pikërisht në orën 9.00, ku edhe ka ndërruar jetë i ndjeri, presidenti i posazgjedhur i FFK-së, z. Agim Ademi së bashku me bashkëpunëtorë sot bënë homazhe dhe vunë lule të freskëta mbi varrin e ish-presidentit Vokrri, shkruan Gazetafokus

Me këtë rast presidenti i ri z. Ademi tha se figura shumë komplekse e ish presidentit Fadil Vokrri, do të kujtohet me pietet dhe sa të ketë njerëz në këtë botë nuk do të harrohet.

LEXO EDHE: Florentino Perez kërkon më shumë para për Cristianon

-Advertisement-

Unë bashkë me të tjerët zotohemi se do të shkojmë rrugës së lavdishme që ai ka ndërtuar dhe do të punojmë fortë për të mirën e futbollit të Kosovës. Do ta ruajmë me fanatizëm trashëgiminë që na ka lënë dhe kudo do të jemi krenar duke marrë forcë nga kujtimi për të./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera