Lajme

Sot një muaj nga tërmeti i Turqisë: 13 mijë pas lëkundje, njerëzit jetojnë me frikë!

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 06 March 2023

Një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri, gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit e 6.000 në krahun tjetër dhe 13 mijë paslëkundje, njerëzit në zonat më të prekura ende jetojnë në frikë.

Të mbijetuarit përballen me një të ardhme të pasigurtë; problemi më I madh I tyre I momentit është gjetja e një strehe të sigurt për të jetuar. 1.5 milionë njerëz janë pa shtëpi, dhe është e paqartë se sa kohë do të duhet për t’u gjetur atyre strehimin e duhur, ndërsa toka vazhdon të lëkundet..

Agjencia turke e emergjencave,e Afad thotë se pothuajse dy milionë njerëz janë larguar nga zona e tërmetit. Disa jetojnë me miqtë ose të dashurit e tyre në pjesë të tjera të vendit. Fluturimet dhe trenat jashtë rajonit janë falas për ata që duan të largohen. Ka megjithatë, dhe nga ata që nuk duan të lëvizin.

-Advertisement-

“Frikë kemi, por nuk duam të ikim nga këtu. Është shumë e rëndësishme kjo për ne; këtu kemi ndërtuar jetën. Gjithcka që kemi, është këtu”- shprehet një banore.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan sakaq përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Udhëheqësi turk, i cili ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë, po bën thirrje për unitet dhe ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti, një çështje që pritet të dominojë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera