Lajme

Sot nisin ‘Ditët e Nënë Terezës’

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 26 Gusht 2018

Ipeshvia e Kosovës na njoftuar se me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës, nisin “Ditët e Nënë Terezës”, që tradicionalisht mbahen nga sot dhe vazhdojnë deri më 5 shtator, në ditën e festës së saj.

Ipeshkvia thotë se sivjet është një përvjetor i rëndësishëm, pasi përkujtohet 90-vjetori i nisjes së saj në Kalkuta të Indisë.

“Me rastin 90-vjetorit të nisjes së Shën Nënë Tereza (1910-1997) në Indi dhe 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit”, thuhet në njoftimin e Ipeshkvinë e Kosovës, e cila të dielën në mbrëmje organizon akademi kulturore dhe ekspozitë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sipas fondeve të Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: ekspozitë me dokumente“.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy