Lajme

Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 10 January 2022

Pas dhjetë ditësh pushim dimëror, sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës.

Ministrja e Arsimit dje ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune, ka thënë ministrja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera