Lajme

Sot nis `Festo me zemër e jo me armë`

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 30 June 2023

Ministria e Punëve të Brendshme fillon nga sot, fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Në këtë aktivitet, marrin pjesë Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës etj.

Ngjarja e cila mbahet në orën 10:00, organizohet në përpjekje për të sensibiliziar qytetarët se festat dhe ahengjet familjare, mund të festohene dhe pa armë.

-Advertisement-

Kjo për faktin se në shumë raste, kanë ndodhur edhe tragjedi të ndryshme.

Aktiviteti mbahet në prag të fillimit të ardhjës së mërgimtarëve për pushimet e verës e gjatë së cilave, organizohen edhe shumë dasma e ahengje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera