Lajme

Sot nënshkruhet kontrata për pasaporta dhe dokumente tjera

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 14 December 2022

Problemit për furnizim me pasaporta duket se po i vjen fundi.

Sot pritet të nënshkruhet kontrata me kompaninë gjermane “Veridos”, e cila do të furnizojë Shtetin me pasaporta, letërnjoftime e patentë-shoferë.

Kostoja e kësaj kontrate është mbi 4 milionë euro dhe është dhënë përmes procedurës së negociuar.

-Advertisement-

Në njoftimin për kontratë s’përmendet ndonjë afat kohor për arritjen e tyre, por vetëm thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj dhe se është dhënë përmes procedurës së negociuar.

Sipas dosjes së tenderit, kompania gjermane do ta furnizojë MPB’në me 290 mijë pasaporta të zakonshme, 270 mijë e 208 letërnjoftime elektronike TIP A, 7 mijë leje qëndrimi TIP C, 125 mijë patentë-shoferë, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e sistemeve për 12 muaj.

Për problemet me furnizim me pasaporta ka folur para gati një muaji Ministri Xhelal Sveçla, pas pyetjeve që i ishin parashtruar gjatë një séance të Kuvendit.

Sipas asaj që kishte thënë Sveçla, pajisja me pasaporta do të mund të bëhej tek në janarin e vitit 2023.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në pritje për furnizim me dokumente personale, ku fillimisht në fund të këtij muaji do të furnizohemi me patentë shofer e letërnjoftime dhe pas dy muajve me pasaporta, gjithsej 73 mijë cope”, kishte thënë Sveçla, më 17 nëntor.

Ministri kishte treguar edhe rastet kur dikush mund të pajiset me pasaportë, pa pasur nevojë të presë.

“Çfarë ka bërë Agjencia e Regjistrimit Civil, është që duke pasur parasysh numrin e limituar të dokumenteve që i kemi në dispozicion, kanë prioritizuar lëshimin e dokumenteve për kategori me urgjencë, që do të tjhotë rastet e sëmundjeve, rastet e bashkimeve familjare, rastet e aktiviteteve sportive, diplomacia e këto kategori kanë prioritet, kurse për qytetarët e tjerë më vjen keq, por duhet t’ju përshtatemi rrethanave në të cilat po jetojmë dhe unë jam duke punuar jashtëzakonisht shumë edhe me kompaninë qe ajo sa më parë të sigurojë, të furnizojë vetveten me landën e parë dhe pastaj me dokumentacionin e nevojshëm për ta sjellë në Kosovë”.

Sveçla kishte thënë se mund ta bëjë publike edhe listën e personave që janë pajisur me pasaporta dhe arsyet.

“Ka një listë të profesioneve dhe arsyeve prioritare për t’u furnizuar me pasaporta dhe është duke e menaxhuar Agjencia për Regjistrimin Civil. Nuk kam kurrfarë telashe me ba publike kushdo që merr pasaportë dhe arsyen pse. Ekziton një numër i limituar që marrin pasaportë për të udhëtuar, këto janë urgjencat , Ekziston kontrata e cila është ende valide dhe me kohë janë bërë porositë”, kishte deklaruar Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera