Sport

Sot në Shqipëri luhet derbi i sezonit mes dy rivalëve për titull

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 23 September 2017

Skënderbeu-Partizani është superndeshja e ditës në Superiore dhe fillon në ora 17:00. 

Partizani ka radhën për të shkuar në Korçë për të gjetur golat dhe fitoren e parë, por edhe ekipi bardhekuq kërkon një sukses që do të fshinte barazimin ndaj Kamzës.

Trajneri Ilir Daja pranoi se ndeshja kundër Partizanit nuk është një sfidë normale.

-Advertisement-

“Rruga është e gjatë, por siç thuhet në këto raste, koha e mirë duket me mëngjes. Shpresojmë që nesër të shkojmë te fitorja, në mënyrë që nga psikologjike të jemi në nivelin e duhur në këtë fillim kampionati. Është vetëm një ndeshje, por është ndaj një rivali direkt për titull, ndaj merr më shumë vlera se trepikëshi kjo ndeshje. Jemi të detyruar të fitojmë, pasi kjo ndeshje nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve. Përveç bonusit nga ana psikologjike, fitorja do të thotë edhe tre pikë të munguar për kundërshtarin”.

Në nivel trajnerësh favorit në këtë përballje duket tekniku Daja, pasi ai e njeh më mirë terrenin dhe filozofinë e futbollit shqiptarë.

Por nuk ndanë të njëjtin mendim tekniku Partizanit. Tekniku Iuliano shprehet se:

“Nuk mendoj se ata janë favorit në këtë ndeshje, shanset për ta fituar janë 50 me 50. Ndeshja do të vendoset nga episode të caktuara apo kush do të gabojë do ta pësojë, ne shkojmë me misionin e fitores dhe e kemi përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera