Lajme

Sot në orën 17:00 takohen Kurti e Mustafa?

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 11 December 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot gjatë ditës.

Takimi sipas informacioneve do të ndodhë në orët e pasdites në Kuvend të Kosovës dhe fillon në orën 17:00, mirëpo ky takim nuk është konfirmuar nga partitë zyrtarisht.

Kurti dhe Mustafa do të shihen pas një jave, prej kur këta dy nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion. Liderët nuk u pajtuan për ndarje të pozitave derisa pati edhe akuza në mes të dy partive, kanë bërë të ditur burime brenda partive për Gazetën Express.

-Advertisement-

Pas kësaj Kurti i kishte shkruar Mustafës, ndërsa thirrjes për takim me sa duket i ishte përgjigjur gjatë vikendit kreu i LDK-së.

Takimi në mes të krerëve të partive, vjen në ditën e parë të kthimit të Kurtit nga Gjermania, aty ku qëndroi disa ditë për vizitë zyrtare.

Mëngjesin e ditës së sotme nga partitë kishin konfirmuar se nuk është paraparë ndonjë takim gjatë ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera