Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus
07:02 | 20 July 2023
Sot do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve të Kuvendit të Kosovës
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, bën shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022 dhe shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, raporton RTKlive.
Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në rend dite ka shqyrtimin e Projektligjit pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrtimin e projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Ndërkaq Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në rend dite ka shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.
Edhe Komisioni për Integrim Evropian, bën shqyrtimin e projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Të tjera
-
S’iu ndal policit, më pas shkaktoi aksident – arrestohet 18-vjeçari në Ferizaj
Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ...
-
Tiranë: Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, rrugët që bllokohen nga ora 14:00
Polica e shtetit ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së...
-
Pamjet me dron të protestës në Beograd – kolona kilometërshe të njerëzve
Kryeqyteti serb, Beogradi, është bërë epiqendra e protestave masive kundër pr...
-
Protesta masive në Beograd fillon për pak: Kordoni policor rrethon ndërtesën e Presidencës
Për një orë pritet të nisë protesta masive në Beograd, ku deri më tani raport...
-
Protesta në Beograd: Arrestohet një person, kërcënoi me bọmba
Një person i moshuar është arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në...
-
Trumpi e quan “të çmendur” prokurorin Jack Smith që hetonte Thaçin dhe të tjerët
Presidenti Donald Trump mbrojti aleatët e tij të premten ndërsa bëri thirrje ...
-
Historiani Durim Abdullahu publikon një fotografi të Adem Jasharit që s’ishte parë më herët
Historiani Durim Abdullahu, ka publikuar një foto të veçantë të komandant...
-
Digjẹt një veturë në Komoran
Një veturë është djegur sot në fshatin Komoran të Drenasit. Në media është...
-
Serbi: Studentët sfidojnë pushtetin e fortë të presidentit
Studentët që kanë bllokuar universitetet më 4 dhjetor kanë bërë mobilizim m...
-
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
Si çdo herë befasitë nuk kanë të ndaluar nga gjiganti kosovar, Prince Caffe. ...
-
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria të mos lejojë rritjen e çmimit të rrymës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) tha se e ka pritur me shqe...
-
Studentët në Beograd mbajnë 15 minuta heshtje
Studentët kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenj...