Sport

Sot në Ipko Superligë zhvillohen dy përballje

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 17 October 2018

Sot në kuadër të javës së dhjetë të Ipko Superligës priten të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës.

Kampioni në fuqi Drita e pret në shtëpi Ballkanin që nuk po kalon në formë edhe aq të mirë, ndërkohë që bardhekaltërit kërkojnë vazhdimësinë e rezulteteve.

Në duelin tjetër në “Zahir Pajaziti” të Podujevës takohen dy rivalët e vjetër Llapi dhe Gjilani, teksa fitorja është opsioni i vetëm për dy skuadrat në mënyrë që të dilet nga kriza që po kalojnë.

-Advertisement-

Të dyja këto ndeshje zhvillohen sot me fillim nga ora 14:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera