Lajme

Sot në Bruksel takimi i ri për targat

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 20 April 2022

Për të tetën herë Grupet Punuese të Kosovës e Serbisë, do të takohen për çështjen e targave në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Sigurisë, Peter Stano, konfirmoi për RTK-në se palët do të vazhdojnë bisedimet mbi mundësitë e identifikuara nga BE-ja.

Takimi i radhës së Grupeve Punuese do të mbahet më 20 dhe 21 prill në Bruksel‘‘.

Stano e pranon se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes është me 21 prill.‘ ’ Takimi do të mbahet edhe më 21 prill ‘’ tha Stano.

-Advertisement-

Ai tha se BE-ja ka ndihmuar të dy delegacionet në identifikimin e zgjidhjeve, por është përgjegjësi e të dyja palëve që të bien dakord për një zgjidhje.“Ne presim që ata të bëjnë përparim deri më 21 prill”, tha ai.

Sipas Stanos, BE-ja dëshiron t’u kujtojë të dyja palëve edhe një herë se tani është urgjente për të gjetur gjuhën e përbashkët.

‘’ Çdo marrëveshje për targat do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis‘’, tha Stano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera