Lajme

Sot në Beograd protestohet kundër bisedimeve me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 28 June 2018

Në kryeqytetin Serbisë në Beograd, për sot është paralajmëruar një protestë kundër dialogut të Brukselit.

Siç njofton b92, protestën e organizojnë shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.

Pjesëmarrjen në protestë e ka paralajmëruar edhe Kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviq, transmeton express.

-Advertisement-

Ai ka vlerësuar se kryetari Aleksandar Vuçiq “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera