Lajme

Sot mot me shi

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 06 October 2021

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të ketë reshje shiu.Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, derisa të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e forte”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera